West Ham United ka transferuar lojtarin që ka fituar dy herë Premierligën, Samir Nasri.

Pas stërvitjeve me klubin Rush Green, Nasri ka pranuar transferimin në West Ham dhe rikthimin në Premierligë. Ai ka nënshkruar kontratë me West Hamin deri në fund të sezonit 2018/19, me mundësi për ta shtyer këtë kontratë edhe për disa vite tjera. Nasri në të kaluarën ka luajtur për Marseille, Arsenal, Manchester City dhe Sevilla. Vlen të ceket se Nasri do të bartë numrin 18 tek West Ham United.

Previous Next