Një lajm i mirë ka ardhur sot për familjaret e Emiliano Sala, të cilët kanë mësuar se janë grumbulluar më shumë se 300 mijë funte për ta.

Familja e lojtarit të Cardiff me këto të holla do të angazhojë dy anije private për të kërkuar argjentinasin, i cili ka gati një javë që është zhdukur.


Sala po udhëtonte me aeroplan nga Franca për në Kardif, kur aeroplani humbi nga radarët, në afërsi të Guernsey (Angli). Në shumën e 300 mijë funteve që janë grumbulluar me anë të “GoFundMe”, kanë kontribuuar edhe shumë lojtarë të njohur të futbollit. Lojtarët dhe shumën që ata kanë dhuruar, ua përcjellim më poshtë. Kylian Mbappe: 30mijë euro. Adrien Rabiot: 25 mijë euro. Dimitry Payet: 10 mijë euro. Ilkay Gundogan: 2 mijë euro. Laurent Koscielny: 2 mijë euro. Geoffrey Kondogbia: 2 mijë euro. Corentin Tolisso: 1 mijë euro. Kalidou Koulibaly: 1 mijë euro. Ryan Bertrand: 1 mijë euro.

Previous Next