Rikthimi i Eden Hazardit në krahun e majtë të sulmit të Chelseat kundër Tottenhamit të enjten, na kujtoi edhe një herë talentin e jashtëzakonshëm që posedon ai.
Belgu i ri lulëzoi në Kupën e Botës dhe pastaj e filloi mirë sezonin e ri në Premier League.
Mirëpo, vendimi i Sarrit për ta përdorur atë si “nënsh fals”, ndikoi që ai të binte nga forma. Por me ardhjen e Gonzalo Higuainit, fansat e Chelseat sigurisht se do të jenë optimistë për yllin kryesor të tyre, pasi ai tani do të ketë mundësinë të luajë në pozitën e tij të preferuar. Mirëpo, e ardhmja e tij është në dyshim, pasi Real Madridi po raportohet se është i gatshëm të bëjë lëvizje për të. “AS” raporton se “Los Blancos” janë të gatshëm të bëjnë gjithçka që është e mundur për ta sjellë atë në “Santiago Bernabeu”. Madrilenët e kanë braktisur garën për yllin e Tottenhamit, Christian Eriksen, dhe e kanë bërë Hazard objektivin kryesor për afatin kalimtar të verës. Gjiganti spanjoll është i gatshëm të shpenzojë më shumë se 100 milionë euro në belgun, pavarësisht se ai do të ishte i disponueshëm si transfer i lirë në verën e vitit 2020.