Arsenal ka shënuar një fitore tejet të rëndësishme në ndeshjen e xhiros së 23-të në Premierligë.

“Gunners” kanë arritur ta mposhtin skuadrën e Cardiff me rezultatin 2:1. Pjesa e parë e këtij takimi u mbyll pa gola, përkundër rasteve që krijoi skuadra nga Londra. Goli i parë i këtij takimi erdhi tek në minutën e 66’, kur rrjetën e Cardiff e tundi Pierre Emerick Aubameyang, nga pika e bardhë e penalltisë. Në minutën e 83’ ishte Alexandre Lacazette ai që i dha qetësinë skuadrës së tij, duke dyfishuar epërsinë e vendasve. Krejt në fund, rezultati u vulos nga Mendez Laing i cili realizoi për rezultatin final 2:1. Me këtë fitore Arsenal ngritët në kuotën e 47 pikëve, duke u barazuar kështu me Chelsean që pozicionohet në vendin e katërt, shtypni më poshtë që të shikoni golat:


Previous Next