Manchester City ka bërë gabimin e vitit, që mund t’i kushtojë edhe me titullin e kampionit.

Lojtarët e Guardiolas kanë lëshuar fitoren nga dora, pasi kishin avantazhin e një goli, por Newcastle përmbysi gjithçka. Pasi shënuan qysh në minutën e parë me anë të Aguero, u duk sikur Manchester City do ta ketë të lehtë këtë përballje. Por, në pjesën e dytë ndodhi befasia e sezonit. Salomon Rondon barazoi në 1:1 kur po luhej minuta e 66’. Në minutën e 80’ një gabim fatal i Fernandinhos solli penalltinë për Newcastle, të cilën në gol e ktheu Matt Ritchie. Kështu, City i jep mundësinë Liverpool që të shkëputën në shtatë pikë diferencë, nëse ata fitojnë ndeshjen e nesërme, shtypni më poshtë që të shikoni golat:


Previous Next