Portieri nga Kosta Rika pritet të largohet nga Real Madridi.

Keylor Navas është kthyer në një prioritet për skuadrën e Arsenalit. Ardhja e Thibaut Courtois ka bërë që portieri nga Kosta Rika ta humbë vendin në formacionin startues të Realit, prandaj edhe ai vetë dëshiron të largohet nga Santiago Bernabeu. Arsenali është i gatshëm të paguajë 16 milionë euro për Navas, të cilin e sheh si zëvendësues të veteranit Petr Cech që pritet të largohet nga Emirates.

Previous Next