Klubi italian është në kërkim të një sulmuesi.

Pas dështimeve të njëpasnjëshme për të transferuar lojtarët që i kërkonin për sulmin, drejtuesit e Milanit kanë gjetur një emër të ri. Ekipi i drejtuar nga Gennaro Gattuso kërkon me doemos që të sjellë një sulmues në “San Siro”. Sipas mediave të huaja, Milani ka hyrë në bisedime me ish-sulmuesin e Atletico Madrid, Yannick Carrasco. Lojtari belg aktualisht luan në Kinë ku aktivizohet te ekipi i Dalian Yifang. Kontrata e tij përfundon në vitin 2021, por sulmuesit belg i mungon shumë Evropa dhe futbolli aty, dhe po mendon seriozisht një rikthim, aty ku Milani po e pret.

Previous Next