Më shumë se 300 persona janë zhdukur pas shembjes së një dige në një minierë hekuri në Brazil, raportojnë autoritetet.
Shembja shkaktoi një llum balte që përfshiu qindra punonjës që ishin duke ngrënë drekë aty pranë. Zyrtarët lokalë thanë se nuk ka shumë shanse që të zhdukurit të mund të gjenden të gjallë. 9 persona janë konfirmuar ndërkohë të pajetë. Nuk është ende e qartë se çfarë e ka shkaktuar kolapsin e digës, që zotërohet nga kompania braziliane “Vale”. Kjo ngjarje ndodhi tre vjet pas shembjes së një tjetër dige në Mariana, ku mbetën të pajetë të paktën 19 persona, ngarje që konsiderohet k/atastrofa më e madhe natyrore në Brazil.
Shtypni më poshtë që të shikoni videon: