Strasburgu kërkon që të goditen politikanët e korruptuar, për të spastruar njëherë e mirë gjithë sistemin e kalbur të këtyre 28 viteve Ndërkombëtarët kanë urdhëruar autoritetet shqiptare të çojnë para drejtësisë të gjithë pushtetarët e korruptuar.


Ultimatumi ka ardhur nga Këshilli i Evropës, i cili ka diskutuar edhe problematikat e vendit tonë në mbledhjen e Asamblesë, në Strasburg. Teksa ka miratuar raportin vjetor të monitorimit, KiE i ka bërë thirrje gjithë politikës shqiptare, të majtë e të djathtë, të bashkëpunojnë për realizimin e Reformës Zgjedhore. Gjithashtu, ndërkombëtarët vijojnë të vënë theksin te lufta kundër korrupsionit, duke kërkuar goditje në nivele të larta, dhe zbatimi i Reformës në Drejtësi, si kushte për hapjen e negociatave. Po ashtu kërkohet që të ecet me ritëm sa më të shpejtë me Vetingun dhe të zyrtarizohen organet e luftës kundër korrupsionit. Ndërkombëtarët e kanë theksuar gjithmonë se Reforma në Drejtësi është thelbësore për negociatat. Pas Brukselit, edhe Strasburgu tani kërkon që të goditen politikanët e korruptuar, për të spastruar njëherë e mirë gjithë sistemin e kalbur të këtyre 28 viteve. Këshilli Evropian i ka dhënë dje dhe një goditje opozitës, teksa ka kërkuar t’i jepet fund bojkotit parlamentar. Partnerët tanë strategjikë vlerësojnë se bojkoti i Parlamentit nuk është zgjidhje për situatën e krijuar në vend. Sipas tyre, e gjithë politika duhet të punojë e bashkuar për të zbatuar reformat e rëndësishme në vend, si ajo Zgjedhore dhe dhe ajo e Drejtësisë.


Previous Next