Fabio Quagliarella barazoi një rekord historik, pasi shënoi në ndeshjen e 11-të rresht në Serie A, para se të asistonte për Manolo Gabbiadinin, në fitoren 4-0 të Sampdorias kundër Udineses.
Sulmuesi veteran, i cili mbush 36-vjet javën e ardhshme, e futi veten në librat e historisë me këtë statistikë të jashtëzakonshme, duke barazuar rekordin e vënë nga Gabriel Batistuta për Fiorentinën në vitin 1994. Ai konvertoi dy penallti sonte dhe asistoi për Gabbiadinin, derisa ish-ylli i Southamptonit shënoi me prekjen e parë pasi u inkuadrua nga banka rezervë.