Barcelona ka kompletuar një nga transferimet më të mëdha të këtij afati kalimtar dimëror.

Skuadra katalane ka siguruar shërbimet e mesfushorit holandez, Frenkie de Jong, të cilin e kishin kërkuar edhe Manchester City e Paris Saint Germain.


Lojtari pati bërë të ditur më parë se ai kishte kontaktuar personalisht me Pep Guaridolan, para se të kalonte tek Barca. “Të flasësh me një lojtar i cili është në kontratë me një skuadër tjetër, është diçka që nuk bëhet” ka thënë Valverde për “Marca”, duke thumbuar kështu Guardiolan për mos respekt ndaj Ajaxit. Edhe pse Guardiola tentoi shumë për shërbimet e De Jong, ishte Valverde që qeshi i fundit dhe tash e ka në skuadër mesfushorin premtues.

Previous Next