Barcelona është mposhtur nga Levante në ndeshjen e parë të 1/16 në “Copa del Rey”.

Lojtarët e Ernesto Valverdes janë mposhtur me rezultatin 2:1, me dy gola që i pësuan në pjesën e parë. Në këtë ndeshje, pesë lojtarët kryesorë të Barcës, Lionel Messi, Luis Suarez, Gerrard Pique, Jordi Alba e Ivan Rakitic ishin lënë në pushim. Ishte minuta e 4’ kur Erick Cabaco realizoi një gol me kokë për t’i dhënë epërsinë vendasve. Shumë shpejtë, në minutën e 18’ vendasit realizuan edhe golin e dytë me anë të Borja Mayoral. Në minutën e 85’ ishte Philipe Coutinho që nga pika e bardhë ngushtoi epërsinë, por nuk ishte mjaftueshëm për të shmangur humbjen Goli i Coutinhos do t’i vlejë shumë Barcelonës që luan ndeshjen e dytë para tifozëve të saj.

Shtypni më poshtë që të shikoni golat:


Previous Next