Barcelona ka rishfaqur interesin për lojtarin brazilian të Chelsea, Willian.

Pas disa ofertave të refuzuara nga Chelsea gjatë verës, katalanët janë kthyer përsëri me një tjetër ofertë. Pasi oferta e fundit prej 65 milionë eurove ishte refuzuar nga londinezët, ata tani po mendojnë që në ofertë të përfshijnë edhe brazilianin Malcom.


Malcom dështoi që të tregojë aftësitë e tij tek Barcelona duke mos arritur që të fitojë një vend në formacion. Mosha e Malcom mund të bëjë që Chelsea të bindet për ta liruar Willianin. Mbetet të shihet nëse kjo do të konkretizohet.

Previous Next