Benfica ka identifikuar Jose Mourinhon si menaxherin e tyre të ardhshëm pas shkarkimit të Rui Vitoria.

Skuadra e madhe portugeze ka njoftuar shkarkimin e Vitorias pas humbjes nga Portominense dhe në të njëjtën kohë ka kontaktuar menjëherë Jose Mourinhon.


Portugezi është i papunë që pak javë pas shkarkimit nga Manchester United. Pikërisht Benfika është skuadra e parë që Mourinho e ka drejtuar. Por, me këtë skuadër nuk ishte ndarë mirë pasi që pas vetëm tre muajsh ishte larguar për shkak të përplasjeve me drejtuesit e klubit për shkak të kontratës. Benfika do të tentojë marrëveshje me Mourinhon paraprakisht për ta drejtuar vetëm deri në fund të këtij edicioni.

Previous Next