Barcelona ka arritur marrëveshje me mesfushorin e Paris Saint Germain, Adrien Rabiot.

Lojtari do t’i bashkohet skuadrës katalane gjatë verës së ardhshme, si transfer i lirë. Kontrata e 23 vjeçarit tek PSG skadon në verën tjetër dhe ai ka arritur marrëveshje për të fituar 10 milionë.


Francezi do të fitojë rreth 170mijë funte në javë për pesë vite me liderët e La Ligas, shkruan “TheGuardian”, transmeton lajmi.net. Rabiot është aktivizuar me PSG që nga viti 2012 por nuk arriti që të kthehet në lojtarin kyç të mesfushës. Në anën tjetër Barcelona është thënë të ketë arritur marrëveshje edhe me lojtarin tjetër nga Ligue 1, Jean Clair Todibo, gjithashtu transfer të lirë.

Previous Next