Mbrojtësi maroken nuk është i lumtur me minutat që po ka në dispozicion këtë stinor.

Medhi Benatia nuk është më zgjedhje e parë e trajnerit Massimiliano Allegri në skuadrën e Juventusit. Calciomercato raporton që marokeni ka kërkuar nga klubi ta lejojë të largohet gjatë afatit kalimtar të janarit, për t’u transferuar në një skuadër ku do të mund të luajë më shumë.


Benatia ka luajtur vetëm pesë ndeshje në Serie A këtë stinor me Juventusin, kurse sezonin e shkuar ishte një titullar i rregullt. Ofertat për ish-futbollistin e Bayernit nuk mungojnë, me klube nga Premier Liga angleze dhe Ligue 1 në Francë që kanë shprehur interesim për të.

Previous Next