Dy skuadrat e mëdha italiane janë në kërkim të përforcimeve.

Viti 2018 ishte i jashtëzakonshëm për mesfushorin Nicolo Barella. Futbollisti i Cagliarit në tetor debutoi në kombëtare dhe tashmë është ndër futbollistët më të kërkuar në tregun e futbollistëve. 21-vjeçari është gati për hapin e madh në karrierë, teksa drejtuesit e Cagliarit ia dinë mirë vlerën dhe nuk e lëshojnë pa 50 milionë euro.


Napoli e ka nisur sulmin për të siguruar shërbimet e Barellas, teksa ka ofruar 20 milionë, plus futbollistët Ounas e Rog. Në garë për talentin italian janë dhe zikaltërit e Interit, të cilët kanë mbetur të zhgënjyer nga belgu Nainggolan. Pengesa e vetme është shitja e një lojtari “big”, sepse vetëm në atë rast Interi do ketë mundësi të shpenzojë aq shumë për blerje.

Previous Next