Mbrojtësi i Juventusit, Giorgio Chiellini, ka thënë se e di metodën për të neutralizuar Gonzalo Higuanin, për ndeshjen finale të Superkupës së Italisë ndaj Milan.

‘Bianconerët’ sonte me fillim nga ora 18:30 takohen me Milanin në ndeshjen finale të Superkupës së Italisë.


“Gonzalo është një lojtar dhe sulmues i madh, sepse ai ndihmon ekipin në fazën e ndërtimit të aksioneve dhe është vrasës përpara portës. Pres një Gonzalo të motivuar, pasi sfidat e motivojnë”, ka deklaruar Chiellini, përcjell ‘lajmi.net’. “Nëse fillon të krijojë mundësi goli do të jetë shumë e vështirë të ndalet. Nëse arrijmë ta izolojmë sa më shumë dhe ta mbajmë sa më larg topit, është më mirë për ne”.


Previous Next