Në Beograd mbrëmë ka jehuar kënga shqiptare me çiftelia.
Në një nga klubet e kryeqytetit të Serbisë është lëshuar muzikë burimore nga Kosova për më shumë se gjysmë ore. Media e ka siguruar një video ku dëgjohet kënga me çiftelia, derisa serbët e grumbulluar mundohen të kërcejnë më të. Idro Seferi, gazetari nga Kosova që jeton në Beograd, ka thënë se kjo është normale atje. “Ka qenë një klub në Beograd që e ka lëshuar këtë muzikë. E kanë bërë një natë të muzikës që se kupton askush, e trashë, etj”, ka thënë Seferi. “për Kosovë ja sot ja kurrë”, dëgjohet njëra nga këngët në këtë klub serb.
Shikoni videon më poshtë: