Pas paraqitjeve të jashtëzakonshme në Premierligë, Liverpool është kthyer për të dëshpëruar në Kupën Fa. Lojtarët e Jurgen Klopp u eleminuan nga kjo garë pasi pësuan nga Wolverhampton me rezultatin 2:1. Ishin vendasit që kaluan në epërsi të parët, me anë të sulmuesit meksikan, Raul Jimenez, në minutën e 38. Reagimi i “The Reds” erdhi në minutën e 51’ kur belgu Divock Origi realizoi një gol të bukur për 1:1. Por, vetëm katër minuta më vonë, vendasit befasuan për herë të dytë, duke realizuar me anë të Ruben Neves për 2:1. Wolverhampton kështu befason për herë të dytë brenda pak ditëve, pasi më herët kishin mposhtur Tottenhamin me rezultatin 3:1, në Premierligë. Kujtojmë se në këtë ndeshje ishte Xherdan Shaqiri që pati një mundësi të artë për të barazuar, por gjuajtjen e tij të lirë e ndali shtylla.

Previous Next