Mesfushori spanjoll nuk është i lumtur te skuadra katalanase.

Denis Suarez do të largohet nga Barcelona, gjatë afatit kalimtar të janarit. Mundo Deportivo raporton që futbollisti spanjoll i ka kërkuar klubit ta lejojë largimin e tij pasi këtë sezon nuk po luan fare. Suarez ka startuar vetëm në dy ndeshje këtë sezon dhe e ka shprehur hapur pakënaqësinë e tij për mënyrën sesi po trajtohet nga trajneri Ernesto Valverde. Ai ka kontratë edhe për 18 muaj me Barçën, por gjatë janarit do të largohet nga Camp Nou.

Previous Next