Claudio Ranieri po kërkon me çdo kusht të përforcojë mbrojtjen e Fulhamit gjatë merkatos së janarit.

Lajmet e fundit njoftojnë se mbrojtësi Gary Cahill është pranë huazimit deri në fund te skuadra e Fulhamit. Në fakt lajmi kishte dalë prej kohësh por tani duket më pranë se kurrë. Cahill nuk ka gjetur hapësira në mbrojtje këtë sezon, teksa ardhja në krye e Sarrit te Chelsea ka detyruar 33 vjecarin të ndërrojë skuadër pasi ndihet i pakënaqur te blutë dhe kërkon më shumë minuta. Ndërkohë ka qënë vetë Claudio Ranieri i cili e ka kërkuar lojtarin me cdo kusht në skaudër teksa Fulhami këtë sezon po lufton për mbijetesë, dhe ardhja në ekip e një mbrojtësi me eksperience te madhe si Cahill do ta ndihmonte shumë ekipin.

Previous Next