Portieri legjendar i Çekisë dhe Arsenalit, Petr Cech ka njoftuar sot se ka vendosur ta mbyllë njëherë e përgjithmonë me futbollin e luajtur.

Në fundin e sezonit ai do i varë dorezat në gozhdë dhe do vazhdojë jetën e tij jashtë këtij sporti.


Cech do të njihet nga të gjithë si portieri që mbante gjithmonë një helmetë në kokën e tij dhe që nuk e hoqi kurrë. Por cila është historia e asaj helmete? Ishte viti 2006 kur portieri Cech (në atë kohë lojtar i Chelseat) pësoi një dëmtim në kokë nga lojtari i Readingut Stephen Hunt. Gardiani iu nënshtrua një operacioni në tru, dhe qysh atëherë ai ka të veshur helmetën e tij. Kanë kaluar shumë vite, dhe ai nuk e heq asnjëherë. Vetë Cech ka rrëfyer: Kur u ktheva nga dëmtimi, mbaj mend po luanim kundër Liverpoolit. Papritmas unë kam qenë krejtësisht i humbur dhe kuptova që pa helmetën nuk mund të bëja dot. Unë ndihem më i sigurt me të. Nuk ka rëndësi nëse dikujt i pëlqen apo jo, pasi unë do e kem gjithmonë. Është e vështirë pasi që ke një dëgjim më të keq, por duhet.”

Shtypni më poshtë që të shikoni videon:


Previous Next