Emri i tij sot në mediat shqiptare u përmend për shkak të përshëndetjeve që i bën në gjuhën shqipe.
Ndërsa, për syrin aktori turk Deniz Evin, që në trojet shqiptare u bë i njohur me rolin e “Ymyt” tek seriali “Më fal” apo në original “Beni Affet”, për herë të parë për një medie shqiptare ka folur për lidhshmërinë që ka me popullin shqiptar. “E kam parë që njerëzit atje na duan shumë. Dhe mua më pëlqen që t’i përshëndes ata” ka thënë Deniz. I pyetur se a do ta vizitojë Shqipërinë apo Kosovën, Evin ka dhënë një përgjigje të prerë. “Po do ta bëjmë shumë shpejt” janë fjalët e tij. Duke e bërë simbolin e shqiponjës, për gjithë shqiptarët Deniz ka dërguar një përshëndetje!

