Eksperti i meteorologjisë dhe profesori universitar, Sylë Tahirsylaj, në një prononcim për Telegrafin ka thënë se temperaturat më ulëta në Kosovë, në këtë sezone dimëror janë shënuar ditë më parë, ndërsa gjatë ditëve në vijim do të ketë temperatura të ulëta mirëpo, jo në ato që kanë kaluar.
Shtyp re,klamen më poshtë për të vazhduar:,
Sipas tij, temperatura minimale ishin nga -14 deri -15 gradë Celsius në ultësira, ndërsa -22 gradë Celsius në vendet kodrinore-malore. Tahirsylaj tha se sot do të ketë reshje bore ku temperatura minimale do të arrijnë nga -7 deri në -10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet – 1 gradë Celsius. “Temperaturat më të ulëta janë shënuar ditë më parë në vendin tonë, ku temperatura minimale është shënuar -14 deri -15 gradë celsius në ultësira, ndërsa në vendet kodrinore-malore temperaturat kanë shkuar deri -22 gradë celsius. Temperatura të ulëta do të ketë sërish, por jo në këto vlera të larta. Vendi ynë do të vazhdoj të jetë nën ndikimin e masave ajrore në pjesën verilindore të rajonit. Moti do të jetë me reshje bore, me temperatura relativisht të ulëta. Minimalet do të jenë nga minus 7 deri më minus 10 gradë celsius, ndërsa maksimalja do të shkoj nga minus 1 deri minus 2 gradë celsius. Temperaturat do të jenë të qëndrueshme edhe gjatë dy ditëve të ardhshme por nuk do të ketë reshje të borës me intensitet të lartë”, ka thënë Tahirsylaj për Telegrafin. Eksperti i meteorologjisë tregoi se në vendin tonë do të ketë erë nga ana e veriut dhe veri-lindjes 1-2 m/s. “Kjo është një situatë normale klimatologjike në vendin tonë”, tha ndër të tjera Tahirsylaj.