Trajneri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer, e ka befasuar për të mirë Romelu Lukakun në ditën e parë të stërvitjes.
Belgu tregoi se si trajneri norvegjez tashmë e kishte studiuar profilin e tij dhe po e ndihmon shumë që të rritet si lojtar.
Shtyp më poshtë për të vazhduar:,
“Lëvizjet e mençura dhe gjërat e tilla, por shikohet qartë se ai e di se çfarë tip i sulmuesit jam”. “Mendoj se që në ditën e parë kur erdhi, ai tashmë kishte analizuar lojën time dhe isha i befasuar. Më ka ndihmuar shumë dhe mezi po pres të vazhdojë punën me atë”. “Ai më flet gjatë gjithë kohës dhe kjo më pëlqen, ai luan në një mënyrë që mua më pëlqen dhe gjithashtu edhe pjesës tjetër të skuadrës”. “Tani po kënaqemi më futbollin, por ai dëshiron dhe të fitojë dhe gjithashtu dhe ne”, ka thënë Lukaku. Solskjaer ka fituar pesë ndeshjet e para në krye të Man Utd dhe belgu ka treguar paraqitje të mira, Djajtë e Kuq po të duken një skuadër krejt ndryshe.