Emiliano Sala humbi nga radarët të hënën e kaluar dhe që prej asaj dite nuk dihet më asgjë për të.

Autoritet kanë ndërprerë kërkimet, pasi nuk arritën të kishin asnjë shenjë nga avioni. Ndërkohë, familjarët e argjentinasit kanë improvizuar aksidentin.


Ata janë nisur nga Nanta me një avion privat për të përshkruar rrugën që djali i tyre bëri dhe në vendin ku avioni humbi nga radarët janë afruar me sipërfaqen e detit, por megjithatë nuk kanë arritur të dallojnë gjë. Më pas janë ndalur në ishullin e Guerneseit për të dëgjuar nga afër autoritetet vendase. Familjarët kanë kërkuar informacion nga policia, por deri më tani nuk ka asnjë përgjigje konkrete.


Previous Next