Xherdan Shaqiri është një pasuri e madhe e futbollit, e sidomos për Liverpoolin që ka në radhët e saja yllin nga Kosova dhe të Kombëtares së Zvicrës.
Me Shaqirin Liverpooli ka ndryshuar për të mirë dhe është i frikshëm për secilin rival jo vetëm në Premier League.
Ylli i Liverpoolit, Sadio Mane, e lavdëron Xherdan Shaqirin. “Jemi më të fortë sepse kemi blerë lojtarë kryesorë”, ka thënë Mane. FOTO GALERI Gjashtë gola, dy asistime të Shaqirit në petkun e Redsave. Ndërkohë, ylli zviceran është i domosdoshëm për trajnerin Jürgen Klopp. Gati 17 milionë franga janë hedhur nga Reds për Shaqirin verën e kaluar. Të mërkurën, luajnë kundër Leicester Cityt. Një tjetër ndeshje që kërkojnë fitore për të bërë hapin drejt titullit në kampionat. Redsat aktualisht po udhëheqin me sukses tabelën e Premier League. “Është shumë herët për të folur për titull”, tha Mane. Mane shpjegoi suksesin e ekipit: “Në verë kemi blerë lojtarë kyç që e bëjnë ekipin tonë më të fortë”, thotë ai, natyrisht edhe Xherdan Shaqirin. "Me ta kemi më shumë mundësi për të luajtur më mirë se një vit më parë", tha Mane.