SHBA është vendi që beson më së shumti në të gjithë planetin në zbulime të reja.

John Podesta ishte dora e djathtë e presidentit Barack Obama dhe shefi i Shtabit nën administratën e Bill Clinton, dhe kohët e fundit njoftoi se i vjen keq se në vitin 2014 nuk arriti “të sigurojë zbulimin e dosjeve të UFO" dhe se ai e konsideron dështimin e tij më të madh.


Pavarësisht përpjekjeve nga amerikanët për të ardhur deri te njohuritë e reja, ata ende nuk kanë ndonjë informacion lidhur me fenomenin UFO, ndërsa disa thonë se provat nuk janë publikuar për shkak të frikës së qeverisë nga zgjerimi i temës në elitën ndërkombëtare dhe korporatat e fuqishme.

Shumë qeveri anembanë globit kanë paraqitur vetëm dokumente që kanë treguar interes vetëm për UFO-t. Megjithatë, FBI, NSA dhe CIA kanë hequr deklasifikuar disa prej të dhënave më misterioze mbi UFO-t. Këto dokumente iu përcollën autoriteteve ushtarake, disa shkencëtarëve dhe një numri të zyrtarëve publikë. Aty përshkruhen në detaje informacione mbi UFO-t dhe alienët, por shumë fenomene mbeten mister


Previous Next