Mesfushori belg do t’i jap lamtumirën “Djajve të Kuq”, në ditët e fundit të afatit kalimtar të janarit.

Marouane Fellaini ishte një prej lojtarëve të preferuar të Jose Mourinhos, por me largimin e tij dhe ardhjen e Ole Gunnar Solskjaer, situata ka ndryshuar për belgun.


Duke e parë që nuk bënë më pjesë në planet e Solskjaer, Fellaini ka vendosur që të gjejë një skuadër të re ku do të mund të luajë më shumë. Mediat angleze raportojnë që tashmë belgu ka arritur marrëveshje me skuadrën Shandong Luneng dhe transferimi i tij në Kinë është vetëm çështje kohe. Fellaini është pjesë e United që nga viti 2013, ku ishte transferuar nga Evertoni.

Previous Next