Sandro Wagner i ka dhënë fund aventurës së shkurtër te skuadra e Bayern Munich.

“Sky Sports” raportn se sulmuesi gjerman do të largohet drejt kampionatit kinez, ku do të firmosë për skuadrën e Tianzhin TEDA. Detaji më interesant i kësaj marrëveshje është paga e çmendur me vlerë 15 milionë euro ndërsa meritë të padiskutueshme ka edhe agjenti i lojtarit. Kjo vlerë për 31-vjeçarin do të përfitohet gjatë dy sezoneve. Kujtojmë që drejtuesit e Bajernit kanë hedhur sytë nga futbollisti serb Luka Joviç, i cili shihet si zëvendësuesi ideal i Wagner.


Previous Next