Zyrtarët në Gjermaninë Jugore shpallën gjendje të jashtëzakonshme të hënën pasi stuhia dimërore që ka kapluar vendin ka bërë që bora të arrijë më shumë se gjysmë metre në disa pjesë.

Si pasojë e kësaj ka pasur kaos në trafik gjatë fundjavës dhe shërbimi rajonal hekurudhor ka pasur vonesa dhe anulime, njofton Klan Kosova.Një zëdhënës i qarkut të Miesbach tha se banorët kishin qenë të paralajmëruar për ortekë dhe rreziqet që lidhen me borën. Në gjithë Europën këtë kohë humbën jetën shtatë persona nga i ftohti.

Klikoni më poshtë për të parë videon:


Previous Next