Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka lavdëruar trajnerin e ri të Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaerin, duke thënë se ai e ka filluar karrierën e tij me “Djajtë e kuq” në mënyrë të mrekullueshme, më mirë se edhe vet spanjolli.

Shtypni më poshtë për të vazhduar:


“Ai e ka filluar shumë më mirë se unë, unë e humba ndeshjen time të parë dhe barazova të dytën pasi u emërova në pozitën e trajnerin në vitin 2016”, ka thënë Guardiola në konferencën për shtyp. “Ai i ka fituar të gjitha ndeshjet. Ai është një trajner i ri, i cili po merr rezultate të mrekullueshme. Unë i kam parë disa pjesë të ndeshjeve që i kanë zhvilluar ata dhe bënin një lojë të mirë. “Por, nuk është puna ime të flas për kundërshtarët. Kemi një ndeshje të vështirë kundër Wolvesit. Do të jetë shumë e vështirë, kemi një ditë pushim dhe pastaj duhet të bëhemi gati për ndeshjen”, prëfundoi Guardiola.

Previous Next