Nesër në Kosovë do të fillojnë reshje të reja bore. Reshjet e borës do të jenë të dendura herë pas here në intervale të caktuara.
Reshje bore do të ketë edhe në Shqipërinë veriore, verilindore, lindore dhe juglindore si dhe në Maqedoninë perëndimore, shkruan Meteoballkan
Shtypni hapsirën më poshtë për të vazhduar:
Edhe në këto rajone herë pas here priten reshje të dendura bore. Në mbrëmje pas kalimit të ciklonit në drejtim të Greqisë dhe Turqisë në rajonin tonë do të fillojnë të fryjnë erëra mesatarisht të fuqishme dhe të ftohta veriore. Reshjet e borës do të ndërpritën në mbrëmje vonë por do të kemi përësri depërtim të temperaturave të ftohta me origjinë polare. Të Martën në tërë rajonin tonë pritet një ditë e ftohtë me erëra të ftohta veriore, kurse reshjet e borës do të jenë të rralla dhe të karakterit lokal. Pra, vazhdon dimri ashtu siç i ka hije Janarit, pa ndonjë esktrem në reshje atmosferike dhe temperatura. Të gjitha këto janë brenda suazave normale për këtë periudhë kohore. Përndryshe, ky ciklon i cili do të rrugëtojë në drejtim të Turqisë do të fuqizohet dhe do të shkaktojë reshje jashtëzakonisht të fuqishme bore në Turqi. Nga dita e Entje pritet që të kemi ngritje graduale të temperaturave si rezultat i depërtimit të masave ajrore pak më të nxehta nga Afrika Veriore dhe Atlantiku.