Janë shënuar plotë tetë gola në ndeshjen Inter – Benevento. Ky takim i takoi skuadrës së Inter, të cilët fituan me rezultatin e thellë 6:2.
Golin e parë në këtë takim e shënoi sulmuesi argjentinas, Mauro Icardi qysh në minutën e 3’ nga pika e bardhë. Vetëm katër minuta më vonë ishte Antonio Candreva i cili dyfishoi epërsinë e skuadrës vendase. Për rezultatin e pjesës së parë u përkujdes Dalbert, i cili në minutën e 45’ realizoi për 3:0. Tre minuta pas fillimit të pjesës së dytë realizoi Lautaro Martinez për 4:0, kurse pas 10 minutash erdhi goli i parë i Beneventos, me anë të Roberto Insignes. Në minutën e 66’ realizoi përsëri Martinez, kurse në minutën e 74, mysafirët realizuan golin e dytë me anë të Filippo Bandinelli. Krejt në fund, rezultatin e vulosi Antonio Candreva, kur shënoi në minutën e 94′ për 6:2 Me këtë fitore Inter ka siguruar fazën e 1/8 së finales në garat e Kupës së Italisë.
Shtypni më poshtë që të shikoni videon: