Juventus është vënë seriozisht në ndjeke të një prej mbrojtësit më të mirë në Bundesligë.
Bëhet fjalë për lojtarin që përfaqëson Kombëtaren e Austrisë, David Alaba i Bajern Mynih. Mediat spanjolle bëjnë me dije se ekipi bardhezi ka paraqitur një ofertë prej 65 milionë euro në “dyert” e ekipit bavarez për 26-vjeçarin.
Mëngjarashi ka një kontratë me ekipin e Niko Kovaç deri në vitin 2023, por ai është shumë i tunduar për të luajtur në kampionatin italian. Vështirë që Bajern Mynih do të heqë dorë nga Alaba, pasi më parë ka refuzuar shuma marramendëse nga ekipi i Real Madrid për mbrojtësin e tyre.