Manchester City është me një këmbë në finale të EFL Cup.
Skuadra kampione e Premierligës, ka shënuar fitore të thellë prej 9-0 në ‘Etihad Stadium’ ndaj Burton, në ndeshjen e parë gjysmëfinale të EFL Cup, e cila njihet si Kupa e Ligës. Burton, që garon në nivelin e tretë të futbollit anglez, u tregua skuadër inferiore, duke mos arritur që për asnjë moment t’i bëjë ballë sulmeve të Manchester Cityt. Sulmuesi Gabriel Jesus pati ditën e tij, duke shënuar katër gola në këtë sfidë. Në listën e golashënuesve u regjistruan edhe Kevin De Bruyne, Olexandr Zinchenko, Philip Foden, Kyle Walker dhe Riyad Mahrez. Për Manchester City në këtë ndeshje u paraqit edhe portieri i Kosovës, Arijanet Muriq, që mbajti portën e paprekur. Ndeshja e kthimit luhet më 22 janar.
Shtypni poshtë që të shikoni videon: