Është duke u folur bujshëm në media se Aaron Ramsey tashmë ka arritur marrëveshje personale me Juventusit për t’iu bashkuar atij në fund të këtij sezoni si lojtar i lirë, atëherë kur edhe i mbaron kontrata me Arsenalin.



Juve dëshironte transferimin e tij që në merkaton e janarit, por Unai Emery nuk ka pranuar ta humbasë uellsianin gjashtë muaj para kohe. Sipas Tuttomercatoëeb, Arsenali pranon ta lërë Ramseyn të largohet më herët vetëm nëse Juventusi e përfshinë Benatian në një marrëveshje shkëmbimi. Megjithatë, siç u raportua edhe më herët, Juventusi nuk ka ndërmend ta humbasë mbrojtësin maroken në mes të sezonit.

Previous Next