Një lajm jo i mirë ka ardhur për ata që duan të punojnë në Gjermani.

Dhoma Gjermane e Tregtisë dhe e Industrisë pret në vitin e ri 2019 që të krijohen më pak vende pune të reja në Gjermani.


Presidenti i DIHK-së, Eric Schëeitzer pret që të krijohen 500.000 vende pune shtesë.

Kjo nuk është një rritje ekonomike aq e mirë sa vitet më parë, i tha Schëeitzer agjensisë së lajmeve DPA. Për këtë vit, DIHK pret që numri i vendeve të punës të rritet me 580.000 mijë, në vitin 2017 ishin 630.000 punësime të reja.

Presidenti i Dhomës Gjermane të Tregtisë dhe të Industrisë, Schëeitzer: “Besoj se ekonomikisht kemi pasur rrallë kaq shumë pasiguri sa tani: Brexit, grindje tregtare, gjendje jo e qendrueshme në Itali ose në Turqi, konflikte në Lindjen e Afërt, kërcënim për dogana për automjetet në SHBA.”


Previous Next