Të gjithë po përjetojmë ditë të ftohta, por banorëve të Oimiakonit do t’u dukemi njerëz që ankohen kot.
Në këtë vend, temperatura mesatare në dimër është rreth – 46 gradë C, dhe njihet si vendi më i ftohtë në botë. Oimiakoni është thellë në zemër të Siberisë dhe nuk është vend për këdo.
Temperatura mund të jetë thjesht shifra, por të jetosh atje do të të thotë që qerpikët të ngrijnë sapo del, pështyma të formon kokrriza akulli në gojë, dhe makina duhet të rrijë ndezur 24 orë në ditë, përndryshe duhet ndërruar bateria ose do të ngrijë benzina. Është e pamundur të gërmosh në tokë, e madje për funerale duhet ndezur një zjarr për të zbutur akullin, pa të fillosh gërmimin. Po ashtu, tubacionet janë vështirë të futen nën tokë, ndaj për banja përdorin kabina me gropë, jashtë banesave. Por banorët e këtij qyteti nuk janë njerëz me zemër të dobët. Ata jetojnë këtu gjithë vitin.Qyteti ka një popullsi prej 500 banorësh dhe ata janë përshtatur me mjedisin prej kohësh. Përshtatja e parë vjen me dietën. Në Oimiakon nuk rritet asnjë llojë bime, kështu që dieta e tyre përbëhet pothuajse e gjitha nga mishi. Dhe në shumë raste, mishi hahet i ngrirë. Kuba akulli me mish kali ose me gjak dreri shihen si ushqim i veçantë. Po ashtu edhe “stroganina”, një lloj peshku i prerë me feta të ngrira. Por këto janë për festa. Ushqimi më i zakonshëm është supa me mish.Veç kësaj, ditët janë të errëta. Sikur të mos mjaftonte temperatura, banorët në këtë qytet kanë vetëm tre orë diell në dimër, dhe 21 në verë. Është e vështirë të thuash se cila është më e keqja, përcjell TCh. Qyteza nisi si një stacion ku gjuetarët e drerëve mund të vinin të kalonin natën, por dalëngadalë u rrit dhe u bë qendër e banuar. Në shekullin e njëzetë, madje, u quajt Rrethi i Vddekjes së Stalinit. Kjo ndodhi sepse nën regjimin e tij, të persekutuarit dërgoheshin për internim në atë që quhej “Rrethi i Vdekkjes”, që gjithashtu përfshin Verkojanskun, një tjetër vend i ftohtë që konkurron Oimiakonin.
Klikoni më poshtë për të parë videon: