Barcelona janë vënë në kërkim të një sulmuesi që do të zëvendësonte Munir El Haddadi, i cili mund të larohet në fund të këtij sezoni.
Sulmuesi spanjoll po kërkon një skuadër që do t’i garantonte më shumë minuta, diçka që e ka vështirë të garantuar te Barcelona, me Luis Suarezin para tij.
‘Don Balon’ raporton se Barcelona tani po kërkon një sulmues, i cili do të zinte vendin e El Haddadit. Sipas kësaj medie, në listën e kampionëve të La Ligas janë tre emra. Bëhet fjalë për sulmuesit Alvaro Morata, Kevin Gameiro dhe Fernando Llorente, përcjell ‘lajmi.net’. Nga këta tre, Llorente mund të afrohet më lehtë, duke pasur parasysh moshën dhe çmimin e ulët që mund të paguhet.