Kampionët e Anglisë kanë bërë biznes të mirë me lojtarët që i ka nxjerrë nga akademia e saj.

Manchester City është një ndër klubet më të fuqishme në planet, shkruan KosovaPress.Kampionët e Anglisë nuk kursehen për të blerë lojtarë, duke shpenzuar shumë të mëdha parash për të ndërtuar një skuadër yjesh.


Por, një aspekt tjetër ku shkëlqejnë ata, janë dhe rrjeti perfekt i gjetjes së talenteve të cilët rriten në akademinë e tyre dhe më pas i bën gati për t’i shitur në ekipe të tjera.Manchester City ka arkëtuar 150 milionë euro nga shitjet e lojtarëve të dalë nga akademia e tyre, madje 60 milionë euro janë përfituar nga lojtarë që nuk kanë bërë qoftë dhe një paraqitje për ekipin e parë.Së fundmi, Citizens kanë shitur talentin Brahim Diaz te Real Madridi për 17 milionë euro.

Previous Next