Fitore bindëse 9:0 e Manchester Cityt në duel me Burtonin, në ndeshjen e vlefshme të gjysmëfinales së Carabao Cup në Angli në futboll.
Portierit të kombëtares së Kosovës, Arijanet Muriç, iu besua porta dhe bëri disa reagime të mira, ani se nuk kishte aq fortë punë ndaj një skuadre siç është Burton e një rangut të ultë në Angli.
Britanikja ‘Daily mail” e ka vlerësuar me notën 6 reprezentuesin e Kosovës, ndërsa lojtar i ndeshjes është Gabriel Jesus, shënues i katërfishtë. Shënues: De Bruyne (5’, Jesus (30’, 34’, 57’ e 65’), Zinchenko (37’), Foden (62’), Walker (79’, Mahrez (83’). Notat e lojtarëve, Manchester City: Muriç 6, Walker 7 (Danilo 74, 6), Otamendi 7, Garcia 8, Zinchenko 6.5, De Bruyne 7.5 (Foden 58, 7), Gundogan 8.5, D Silva 7.5, Mahrez 7.5, Gabriel Jesus 9, Sane 8 (B Silva 66, 7). Burton Albion (4-1-4-1): Collins 5, Brayford 5, Turner 5, Buxton 4.5, Harness 4.5, Wallace 5, Fraser 6.5 (Sbarra 78), Allen 5 (Fox 68, 6), Akins 6, Hutchinson 5, Boyce 6 (Templeton 68, 6).