6502 franga bruto, kjo është paga mesatare mujore në Zvicër (që nga viti 2016).
Kjo do të thotë se çdo i dyti banor fiton më shumë se 6502 franga, gjysma tjetër është më pak. Tashmë Zyra Federale e Statistikave ka publikuar detaje rreth pagave.
Cila është paga mujore bruto në profesionet e ndryshme? 20 min sjell listën e pagave. Paga bruto mujore në media e teknikëve të informacionit dhe komunikimit është 6414 franga, shkruan albinfo.ch. Shefat dhe drejtorët e administratës fitojnë 10,541 franga. Personeli në pastrim fiton 4193 franga në muaj. Ndihmësit në kujdesin shëndetësor: 6744 franga. Punonjës në shtëpi pleqsh: 5316 franga. Stafi nëpër zyra në kontakt të klientët fitojnë 5302 franga. Zyra e përgjithshme dhe stafi i sekretarisë 6133 franga. Punëtorët e metalit dhe mekanikët marrin 5.823 franga. Punonjës të sigurisë 6468 franga. Elektricistët: 5878 franga. Mësuesit në Zvicër fitojnë 9315 franga. Paga mesatare e personelit të mbledhjes së mbeturinave dhe punonjësve të tjerë ndihmës është 5316 franga. Inxhinierët, shkencëtarët dhe matematikanët kanë një pagë mujore bruto prej 7,956 franga. Në përpunimin e ushqimit, prodhimit të veshjeve dhe profesioneve të lidhura me zanate, paga mesatare arrin në 5248 franga. Juristët fitojnë 8332 franga.

