Ashtu si te Barcelona, pyetja se kush do të jetë në stolin e Real Madridit sezonin e ardhshëm vazhdon të shkaktojë shumë konfuzion.
Solari ka një kontratë, por do të varet sesi do të shkojë historia e joshjes së Mourinhos nga Perezi. Katalanasja “Sport”, shkruan se ajo që është e sigurtë, është se kësaj liste me kandidatë do t’i shtohen edhe emrat e dy ishlegjendave të klubit, Raul Gonzalez dhe Xabi Alonso.
Ashtu si në rastin e Xavi Hernandezit, edhe Alonso dhe Raul prej 1 korrikut do të kenë kualifikimin e kërkuar nga UEFA dhe rregullorja në Spanjë për të drejtuar një klub të La Ligës dhe çdo vendi tjetër në botë. Dy ish-futbollistët e Realit do të ndjekin edhe kursin që nis më 23 prill në mjediset e federatës spanjolle të futbollit, për të siguruar licencën e trajnerit UEFA PRO.
