Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Maas ka premtuar se do të interesohet që njohja e patentë shoferëve të qytetarëve kosovarë të bëhet sa më shpejt nga shteti i tij.
Këtë përgjigje Mass e dha pas pyetjes së parashtruar nga gazetari i Indeksonline në konferencën e përbashkët me ministrin Behgjet Pacolli. “Mund të duket si diçka banale që ministrat e jashtëm të flasin për kë të çështje. Por kjo është temë e rëndësishme për qytetarët e Kosovës. Me ardhjen e tij në Berlin, Pacolli ka marr shumë lutje nga qytetarët e Kosovës për zgjidhjen e kësaj çështje”, ka deklaruar ministri Maas. Ai ka thënë se kanë rënë dakord që kjo njohje të bëhet edhe nga ana federale e Transportit në Gjermani./
Shtypni më poshtë për të vazhduar: