Kosova edhe pse i ka mbushur të gjitha kriteret e BE’së për liberalizimin e vizave, kjo e fundit ka anashkaluar vullnetin e kosovarëve për të udhëtuar pa viza në zonën Shengen.

Janë disa shtete anëtare të BE’së të cilat me hezitimin e tyre kanë bllokuar një vendim për libëralizim të vizave për kosovarët, shtyp poshtë dhe vazhdo.


Gjermania, një nga shtetet përkrahëse të Kosovës, ditë më parë pat kërkuar që të jepet drita jeshile për liberalizimit të vizave për kosovarët. Sekretari i Shtetit për Evropën në Zyrën e Jashtme Federale të Gjermanisë në qeverinë e kancelares Angela Merkel, Michael Roth, kishte thënë se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave. “Kosova ka përmbushur kriteret e BE’së për liberalizimin e vizave. Andaj duhet të jepet dritë jeshile për kosovarët. Ne do të lobojmë për këtë në Bruksel”, kishte thënë Roth, transmeton Korrespodenti. Sipas burimeve të portalit Korrespodenti, Gjermania do të hapë rrugë për viza punë për kosovarët, në rast të mos futjes në agjendë liberalizimi i vizave nga Këshillit i Ministrave të BE’së në takimin që do të mbahet në pranverë. Sidoqoftë, procesi i liberalizimit të vizave ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian ka filluar në vitin 2012. Kosova ka pasur për detyrë të plotësojë 95 kritere për të marrë rekomandimin pozitiv për liberalizim të vizave nga Komisioni Evropian. Një rekomandim të tillë, Komisioni Evropian e ka bërë në korrik të vitit 2018, ndërkaq në shtator të po këtij viti, Parlamenti Evropian votoi në favor të liberalizimit të vizave për Kosovën. Në muajin dhjetor, Këshilli i Ministrave, ku ministrat e Brendshëm të vendeve anëtare të BE-së, japin vlerësimet e tyre, nuk e kishin futur fare në agjendën e takimit të tyre çështje liberalizimit vizave për Kosovën. Komisionari për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn, kishte përmendur vitin 2020, si kohën më optimale kur Kosova do të mund sërish të pres një vendim eventual pozitiv për liberalizimin e vizave.


Previous Next