Zyrtarë të Policisë së Kosovës kanë konfirmuar për Gazetën Express se djali i Nexhat Dacit ka humbur jetën në Brezovicë.
Kanë thënë se personi tjetër ka shpëtuar. Policia e Kosovës ka konfirmuar për Gazetën Express se djali i Dacit, Ariani ka humbur jetën nga orteku në Brezovicë.
Ndërsa, personi tjetër ka shpëtuar. “Mund të konfirmoj se nga orteku i borës një person ka v/dekur, mjekët e kanë konstatuar v/dekjen e tij. Bëhet fjalë për personin me inicialet A.D. Personi tjetër ka shpëtuar”, tha policia për Express. Edhe zyrtarë të Qeverisë së Kosovës kanë konfirmuar për Express v/dekjen e Arian Dacit në Brezovicë për shkak të një orteku bore. Arian Daci ishte emëruar Zëvendësministër në Qeverinë e Kosovës. Në Brezovicë, familja Daci ka një vilë. Lajmin për vd/ekjen e Arainit ka nisur të shpërndahet edhe në rrjetet sociale. I fundit që ka shprehur ngusllëshime është Ben Islami. Nënkolonel Basri Shabani nga policia në rajonin e Ferizajt ka konfirmuar që ky ortek ka zënë dy persona. Ilir Morina, drejtori i Agjencisë për Mbrojtje të Mjedisit në Kosovë, ka thënë se nga orteku që ndodhi në Brezovicë, një person ka vd/ekur.
LEXO EDHE: Arian Daci ishte 40 vjeçar, i apasionuar pas skijimitShtypni hapësirën me poshtë dhe lexo me tepër:
Djali i Nexhat Dacit, i cili humbi jetën sot në Brezovicë, ishte i apasionuar pas skijimit dhe sporteve të rr/ezikshme. Në profilin e tij në Facebook, ai ka të publikuara foto nëpër vende të rr/ezikshme ku skijonte. ishte i lindur në vitin 1979 ndërsa pas vetes ka lënë gruan dhe dy fëmijët. Arian Daci, djali i Nexhat Dacit, ka v/dekur sot pas një ak/sidenti që ka pasur në Brezovicë. 40 vjeçari ishte i shkolluar për farmaci derisa në Prishtinë njihej si djalë modest. Kishte punuar për një kohë në një kompani të sigurimeve. “Daci jonë, ti shkove e neve zemrën na theve, njeri ma i omël edhe ma i nalun në botë. Te don Batoni me zemër”, ka shkruar në Facebook, një shok i Arian Dacit, posa ka marrë lajmin për v/dekjen e tij. Ariani ishte emëruar Zëvendësministër i Diasporës në Qeverinë e udhëhequr nga Ramush Haradinaj. Ky i fundit i ka shprehur ngushëllime Familjes Daci posa ka marrë lajmin për vd/ekjen e Arianit.