Lajmi i zhdukjes së futbollistit argjentinas, Emiliano Sala ka tronditur që gjithë botën e sportit, veçanërisht pasi ditët kalojnë dhe ende nuk ka asnjë gjurmë.

Pasditen e djeshme policia ka ndërprerë kërkimet duke lënë të kuptohet hapur se është e pamundur të gjendet i gjallë.


Lojtari po udhëtonte nga Franca drejt Kardifit për të firmosur kontratën e jetës por një udhëtim me avion privat i ka ndërprerë gjithçka në mes. Sala ka qenë pjesë e Nantës në Francë, ku disa vite më parë ka luajtur edhe mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Ermir Lenjani. Ky i fundit e ka pasur shumë shok dhe nuk e kapërdin dot humbjen e tij. Njohja dhe afrimiteti me argjentinasin në periudhën kur kanë luajtur bashkë te Nantes, ka bërë që shqiptari ta përjetojë keq këtë situatë. Madje ai ka braktisur edhe stërvitjen me skuadrën e Sionit ku luan aktualisht pasi është shprehur se nuk ka fuqi nga tronditja. Lenjani thotë: "Jam i pafuqishëm. Nuk e besoj dot ende që është e vërtetë diçka e tillë. Nuk mund të thuash se ka qenë futbollisti më i mirë në botë, ama ishte vërtet luftëtar. Një njeri me dëshirë dhe vullnet për të punuar shumë që të arrijë ëndrrat e tij. Është e pabesueshme që të ndodhë diçka e tillë dhe të humbasë si të ishte një biçikletë. Ishte shumë i respektueshëm. I gjendem pranë familjes, duke menduar për të. Le të lutemi të gjithë, pasi kemi ende shpresë për shokun tonë Emiliano Sala".


Previous Next