Kjo vjen si pasojë e ngritjes së çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it bukë dhe drithëra (4.2%), qumësht, djathë dhe vezë (0.6%), vajra dhe yndyra (1.1%), perime (3.5%), sheqer, reçel, mjaltë, çokollatë dhe ëmbëlsira (1.1%),, etj.
Shtypni poshtë për të vazhduar:
Me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0.8 për qind në IHÇK. Ngritja u neutralizua nga rënia e çmimeve të konsumit te nëngrupi i pemëve (-4.0%) me një ndikim të këtij nëngrupi prej -0.1% në IHÇK. Ndërkaq, shkalla vjetore e inflacionit e matur në nëntor 2018 me muajin nëntor 2017 ishte 2.1%, si pasojë e ngritjes së çmimeve të bukës dhe drithërave (5.0%), mish (4.6%), qumësht, djathë dhe vezë (1.1%), perime (12.3%), pije alkoolike (3.0%), duhan (2.8%), etj. me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 2.8% në IHÇK. Ngritja u neutralizua nga rënia e çmimeve të pemëve (-11.8%), sheqer, reçel, mjaltë, çokollatë dhe ëmbëlsira (-4.5%), ujë mineral, pije joalkoolike, lëngje nga pemët dhe perimet (-1.4%); energji elektrike, gaz dhe lëndë djegëse të tjera (-5.8%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej -0.7% në IHÇK.